Aktiviteti fizik i rregullt rrit efektivitetin e vaksinave kundër COVID-19

Botë | 4 vite më parë

Aktiviteti fizik i rregullt rrit efektivitetin e vaksinave kundër Covid-19, sipas një hulumtimi të ri shkencor. Shkencëtarët theksojnë se kanë provuar se aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në reduktimin e pasojave të COVID-19,  si dhe redukton rrezikun për t’u shtruar në spital, për t’u intubuar në një njësi të kujdesit intensiv ose për të vdekur nga koronavirusi.

Sipas studimit personat e vaksinuar plotësisht që ushtroheshin më shumë se 150 minuta në javë kishin pothuajse tre herë më pak rrezik për t’u shtruar në spital për shkak të Covid-19, krahasuar me personat e vaksinuar të pa ushtruar dhe fizikisht joaktivë. Ushtruesit e moderuar kishin pothuajse një herë e gjysmë më pak rrezik.

Studiuesit vlerësojnë se rritja e efektivitetit të vaksinave ndodh si pasojë e kombinimit të niveleve të rritura të antitrupave, mbrojtjes imune të përmirësuar të qelizave T si edhe faktorëve psikosocialë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme