Aktmarrëveshjet e OSHEE – Afati për të gjithë debitorët deri në 31 dhjetor 2024

Aktualitet | 2 vite më parë

Të gjithë qytetarët, bizneset dhe institucionet buxhetore ose jo, do të mund të shlyejnë me këste faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në fund të vitit 2024. Të gjithë klientët, përpara se të nënshkruajnë akt-marrëveshjen për shlyerjen e detyrimeve me këste, duhet të kenë likuiduar të gjitha faturat e vitit 2023 e në vijim. Po ashtu do të reduktohen edhe kamatëvonesat për faturat e papaguara.

“Ka shumë skena të cilat janë në reduktim të kamatëvonesave. Duke qenë që afati është deri në fund të dhjetorit, i bëj thirrje qytetarëve që të bëhen pjesë e njërës prej skemave lehtësuese”, tha drejtoresha e Drejtorisë se Ndjekjes së debitorëve në OSHEE.

Ndërkohë që sipas drejtoreshës së Drejtorisë se Ndjekjes së debitorëve në OSHEE, nëse nuk lidhet një aktmarrëveshje e tille deri në 31 dhjetor 2024, atëherë faturat e papaguara do të likuidohen pa zbritje.

“Gjatë vitit 2025, të gjithë klientët që mbartin debi të vjetra, do të detyrohen të bëjnë pagesë totale të detyrimit. Sot e përfiton me reduktim të kamatëvonesës, ndërsa në 2025 nuk e dimë nëse do të ofrohen më skema të ngjashme”, theksoi ajo.

Të gjithë abonentët familjarë që trajtohen me ndihmë ekonomike, pensionistët-kryefamiljarë, ose ata me status të veçantë, mund t’i paguajnë detyrimet e prapambetura bashkë me faturën e muajit, me këste fikse mujore 1,200 lekë, kurse familjet e tjera do kenë këst mujor fiks 2.800 lekë nëse lidhin aktmarrëveshje.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme