AKU, gjobë 400 mijë lekë për produkte jashtë standardit për konsum

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer në shkallë vendi mbi 158 inspektime në subjekte të ndryshme tregtare gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas AKU-së, 273 inspektime janë kryer në pikat e kalimit kufitar, nga ku janë marrë dhe 4 mostra për analiza laboratorike.
Nga kontrollet e kryera, janë bllokuar dhe asgjësuar 240 kg produkte që kanë rezultuar jashtë standardeve për konsum, ndërsa janë marrë 16 mostra për analiza laboratorike.
Për shkeljet e konstatuara AKU ka vendosur masën gjobë në vlerën 400 mijë lekë, si dhe ka dhënë 33 masa administrative paralajmërime për mangësitë e evidentuara.
AKU i bën apel subjekteve të respektojnë standardet dhe rregullat e sigurisë ushqimore, teksa njofton se do të intensifikojë kontrollet me afrimin e sezonit veror.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




