Akulli vështirëson qarkullimin-Në tri fshatra ende nuk mund të shkojë makina

Sociale | 3 vite më parë

Tri fshatra në Njësinë Administrative Gorë në bashkinë e Maliqit vijojnë të jenë të bllokuar për qarkullimin e mjeteve, ndërsa me zinxhirë qarkullimi kryhet në 5 fshatra të njësisë administrative Dardhas në Pogradec si dhe në aksin Velçan Bishnicë po në këtë bashki.

 E njëjta situatë është edhe në aksin Shtyllë-Panarit në Vithkuq të Korçës si dhe në fshatrat e Devollit të Sipërm.

Pavarësisht punës së kryer nga punonjësit e bashkive respektive ka qenë e pamundur hapja e rrugëve në Babjen, Dyrbec e Marjan të njësisë administrative Gorë në Maliq, ku jetojnë rreth 50 banorë, pasi terreni është tepër i thyer malor, ndërsa bëhet fjalë për rrugë dheri në të cilat nuk mund të futen borëpastrueset apo fadromat për të pastruar borën.

Në këto kushte e vetmja mundësi lëvizje për banorët është më këmbë apo me kafshë.

E njëjta situatë është edhe në fshatrat Niçë, Dërdushë, Osnat, Lekas, Prenisht në njësinë Dardhas në Pogradec, ku qarkullimi mund të kryhet vetëm me vështirësi me zinxhirë nga mjete të larta.

Të gjitha akset e tjera rrugore nacionale e turistike të qarkut të Korçës janë të qarkullueshme normalisht, ndërsa nuk janë raportuar as probleme me energjinë elektrike.

Gazetare Kostanca Koçi

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme