Akuza për mashtrim, arrestohet manjati i njohur Kinez

Botë | 6 vite më parë

Manjati mediatik kinez Jimmy Lai akuzohet për mashtrim dhe do të mbahet i arrestuar deri në seancën gjyqësore ndaj tij që do të zhvillohet në prill.

Të enjten në gjykatë ai mohoi kategorikisht akuzat për të cilat akuzohet se ka përdorur ilegalisht lokalet e kompanive të tij.

Vendimi për arrestimin e tij ka ardhur një ditë pas arrestimit të akstivistëve pro-demokratë. Edhe Lai është një mbështetës i zjarrtë i politikave demokratike.

Arrestimet kanë rritur frikën për një goditje ndaj aktivistëve dhe figurave të medias, nxitur nga një ligj i ri që po diskutohet për  sigurinë.

Lai, 72 vjeç u arrestua të mërkurën në mbrëmje së bashku me dy drejtues të tjerë të lartë të kompanisë mediatike “Next Digital”.

Lai është themeluesi i “Next Digital” i cili boton Apple Daily, një tabloid që ka shumë lexues, i cili shpesh kritikon udhëheqjen e Hong Kongut dhe të Kinës.

Sakaq të enjten,  tre burrat u paraqitën në gjykatë për t’u përballur me akuza në lidhje me përdorimin e pretenduar të paligjshëm të selisë së kompanisë së tyre për qëllime që nuk lejohen. Autoritetet nuk dhanë detaje të tjera për rastin.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme