Akuza të forta Beqiri-Curi: Je tradhtar! Ti je turp i shqiptarëve!

Politikë | 2 vite më parë

Juristi Idajet Beqiri reagoi ashpër ndaj akuzave në emisionin e Rai 3 për qeverinë shqiptare.

“Ata gënjejnë rëndë ” tha zoti Beqiri. “Çfarë akuzash sollën ata?” pyeti ai. Ai hodhi poshtë akuzat lidhur me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri se ai ishte përfshirë  në trafik droge, duke thënë se nuk ishin të vërteta, ndërsa replikoi ashpër me analistin Arjan Curi.

Me të njejat tone ata replikuan gjatë edhe rreth ish zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, i cili është larguar nga Shqipëria. Zoti Beqiri tha se ai është nga njerëzit më të korruptuar dhe formuloi akuza të ashpra ndaj tij. “Akuzat e Ahmetajt janë të stisura” këmbënguli Beqiri. “Mos u bëni avokatë të krimit, por të Shqipërisë” tha ai.

Zoti Beqiri mbrojti hapur kryemiistrin Rama duke thënë se ai po bën epokë duke lartësuar Shqipërinë në arenën ndërkombëtare.

Nga ana e tij zoti Curi tha se nuk thuhet e vërteta duke bërtitur. “Pse kur kritikon Edi Ramën je antishqiptar? ” pyeti ai. “Kombi im do ishte më mirë pa Edi Ramën” tha Curi.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme