Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, Rama: Do jetë krenari kombëtare, por ka tërbuar non gratat dhe spiunët

Akuzat e opozitës për Portin e Durrësit, kryeministri Edi Rama i ka cilësuar si një tërbim të “non gratës dhe spiunit” që financohen me para ruse. Rama tha se ky është një nga investimet më të mëdha në vend dhe do të kthehet në krenari kombëtare, ndërsa akuzoi opozitë se është turp të mbash në gojë emrin e një nga investuesit më të mëdhenj në Lindjen e Mesme.
“Investim që do të jetë krenari kombëtare pasi do të transformoje një herë e përgjithmonë dhe do çoj në një nivel tjetër turizmin në Shqipëri do rrisë vlerat e pasurive të patundshme në gjithë zonën e Durrësit. Do të rrisë vlerën dhe çmimet e gjithë hotelerisë në zonën e Durrësit do të rrisë eksponencialisht punësimin jo vetëm për zonën e Durrësit por edhe të Tiranës. Të ngresh akuza në hava është fatkeqësi e madhe kombëtare. Non grata e spiunët e turpërojnë emrin shqiptar dhe emrin e Shqipërisë qoftë me emrin tyre jo më kur hapin gojën”, tha Rama.
Marrëveshja për Portin e Durrësit kaloi në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, por kjo u cilësuar nga opozita si vjedhja më e madhe në histori ku qeveria i fal investitorit strategjik mbi 800 mijë metra katrorë truall.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




