Akuzat për inceneratorët, Manja i përgjigjet Metës: Ulëritëse që vazhdon e ndot dynjanë

Politikë | 4 vite më parë

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, i cili akuzoi se “mafia e inceneratorëve”, sikurse i cilësoi ai,  po vjedhin para me firma të falsifikuara të qytetarëve, që janë ndarë nga jeta prej 5 vitesh.

Me një postim në Facebook, Manja shkruan se emrat e të vdekurve që përmend Meta, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…”, shkruan Manja.

Prej disa ditësh LSI ka denoncuar disa kompani se kanë kryer evazion fiskal përmes inceneratorëve, ku pronar të disa kompanive miliona dollarësh rezultonin në pronësi të një çifti pensionistësh.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme