Akuzat për llogaritë false, ish-shefi i sigurisë së Twitter mbështet Musk: Kompania i nënvlerësoi

Botë | 4 vite më parë

Një ish-shef sigurie për Twitter ka deklaruar se kompania ka mashtruar përdoruesit dhe rregullatorët amerikanë lidhur me boshllëqet në sigurinë e saj. Sipas BBC, Peiter Zatko pohoi gjithashtu se Twitter nënvlerësoi numrin e llogarive false dhe spam në platformën e tij.

Akuzat e tij mund të ndikojnë në betejën ligjore midis Twitter dhe CEO-s së Tesla Elon Musk, i cili po përpiqet të anulojë marrëveshjen e tij prej 44 miliardë dollarësh (37 miliardë £) për të blerë kompaninë.

Ndërkohë vetë Twitter ka rrëzuar pretendimet e Zatko duke i konsideruar si të pasakta dhe jokonsistente. Kompania thotë se ai u shkarkua në janar për udhëheqje joefektive dhe performancë të dobët.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme