Akuzohet se organizonte vrasjet në llogari të grupit Çopja, GJKKO lë në burg Arben Lamçjan

Gjykata e Posaçme (GJKKO) la në fuqi masën e “arrestit në burg” për Arben Lamçja. Ky i fundit u ekstradua nga Kosova më 23 gusht, ndërsa akuzohet për sigurimin të kushteve të vrasjes së një personi në llogari të grupi Çopjas ku bënte pjesë.
50-vjeçari akuzohet nga SPAK për sigurim të kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje dhe për pastrim të parave nga veprimtari kriminale. Arben Lamçja dyshohet se ka siguruar kushteve me qëllim vrasjen e shtetasit N. M., për llogari të Franc dhe Hajdar Çopja.
Ai u arrestua më 4 gusht në Kosovë dhe u soll në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Para Drejtësisë”. Në vitin 2024, GJKKO ka caktuar ndaj 50-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




