Alarm për blegtorinë në Shqipëri, rriten masat parandaluese pas shfaqjes së aftës epizootike në Greqi
Shfaqja e një sëmundjeje epizootike në Greqi ka shtuar masat parandaluese për mbrojtjen e blegtorisë në vendin tonë.
Shefi i shërbimit veteriner në Shkodër, Mark Preçi, bën me dije se “kjo sëmundje prek kryesisht kafshët dythundrake, si bagëtitë e imëta dhe të trasha, duke sjellë pasoja të rënda në ekonomi nëse përhapet.
Ai thekson se vigjilenca është rritur dhe fermerët janë udhëzuar të raportojnë çdo rast të dyshimtë pranë veterinerëve të zonës.
Ndërkohë, për të frenuar çdo rrezik të mundshëm, është vendosur bllokimi i qarkullimit të kafshëve dhe produkteve me origjinë shtazore nga dhe drejt Greqisë.
Autoritetet po ushtrojnë kontroll të shtuar edhe në pikat kufitare, ndërsa vëmendje e veçantë i është kushtuar monitorimit të lëvizjeve në drejtim të Malit të Zi, që konsiderohet si vend tranzit.
Shërbimi veteriner apelon për bashkëpunim nga fermerët dhe subjektet tregtare, me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



