Albina dhe Familja Kelmendi çon Shqipërinë në Eurovision, merr votat maksimale të publikut

Kulturë | 4 vite më parë

Albina dhe Familja Kelmendi do të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision 2023. Ajo ka marrë votat maksimale nga publiku duke qenë e preferuara e shqiptarëve për të dërguar “logon” e Shqipërisë në skenën e madhe të këngës së Europës.

Kënga “Duje” fitoi zemrat e publikut ndërsa Albina dhe Familja Kelmendi fituan edhe çmimin e dytë të festivalit të këngës në RTSH me vlerësimin e jurisë profesioniste.

“Ju dua shumë do ju përfaqësoj në mënyrën më të mirë të mundshme. Ju falenderoj shumë, ju përulemi”, tha Albina e emocionuar.

Këtë vit Festivali i Këngës në RTSH vendosi që për herë të parë kënga përfaqësuese në Eurovision të zgjidhej 100% nga votat e publikut. Ndërsa Elsa Lila është fituesja e çmimit të parë të Festivalit të 61 të Këngës në RTSH.  

Eurovision 2023 do të mbahet në Liverpool, pasi Orkestra Kalush e Ukrainës fitoi konkursin e këtij viti, por organizatorët vendosën ta mbanin në një tjetër vend për shkak të luftës. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme