Alcaraz befason, tërhiqet nga Monte Carlo

Sporte të tjera | 3 vite më parë

Carlos Alcaraz njofton tërheqjen e tij nga ATP Montecarlo, Masters 1000 i tretë i sezonit në fushën me dhe të kuq të Principatës. Kampioni spanjoll, falë një problemi me krahun e djathtë, i dha lamtumirën paraprakisht turnout. Numri 3 në botë, si dhe i treti në short, do të kishte debutuar nesër (e mërkurë 10 prill) në raundin e dytë kundër kanadezit Felix Auger-Aliassime.

“Kam punuar në Monte Carlo dhe jam përpjekur të shërohem deri në minutën e fundit nga një dëmtim në krahun tim të djathtë, por nuk ishte e mundur dhe nuk mund të luaj! Mezi prisja të luaja… Shihemi herën tjetër, vitin tjetër!”, thotë 20-vjeçari me origjinë nga El Palmar në profilin e tij X.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme