Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita protestojnë sërish para Bashkisë së Tiranës

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, së bashku me opozitën, do të ngrihen sërish në protestë këtë të martë (28 maj) para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, në lidhje me dosjen 5D, arrestimin e 3 ish-drejtorëve të kësaj bashkie, si dhe shembjen e Teatrit Kombëtar.
Me qëllim mbarëvajtjen e kësaj proteste, e garantimin e rendit publik, Policia e Shtetit ka marrë masa organizative e operacionale.
Policia ka bërë me dije se nga ora 09:30 e në vijim, do bllokohet përkohësisht qarkullimi i mjeteve në bulevardin kryesor pranë Bashkisë.
“Gjatë disa tubimeve të mëparshme, të zhvilluara nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, në sheshin para Bashkisë Tiranë, janë evidentuar raste të përsëritura të kundërshtimit të forcave të policisë, përdorimit dhe hedhjes së molotovëve e sendeve të tjera, në drejtim të Bashkisë Tiranë, duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e punonjësve të policisë dhe vetë pjesëmarrësve në tubime”, thuhet në njoftim.
Kjo është e disata herë që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, Rithemelimi e Partia e Lirisë protestojnë para Bashkisë. Kujtojmë se protestat janë shoqëruar me përplasje me policinë, e hedhje molotovësh para derës së institucionit të Bashkisë së Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




