Aleatët mblidhen në Lituani/ Rusia sulmon Kievin përpara samitit të NATO-s

Përpara mbajtjes së samitit të Aleancës së Atlantikut të Veriut që mbahet në Lituani, Rusia ka kryer sulme ajrore gjatë natës në Kiev.
“Armiku sulmoi Kievin nga ajri për herë të dytë këtë muaj”, tha Serhiy Popko, një gjeneral ushtarak, në një postim në kanalin Telegram.
Sipas informacioneve paraprake, sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan të gjithë dronët Shahed të prodhuar nga Irani të lëshuar nga Rusia përpara se të arrinin objektivat e tyre.
Ndërkaq, presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se Ukraina do të jetë pjesë e NATO-s, duke pritur nga samiti i bllokut në Lituani një “algoritëm” që Kievi të anëtarësohet zyrtarisht në të.
“Ne jemi ende duke punuar për formulimin, domethënë për fjalët specifike të një konfirmimi të tillë, por ne tashmë e kuptojmë faktin që Ukraina do të jetë në aleancë”, tha Zelensky vonë të hënën në fjalimin e tij video të natës në prag të takim.
“Dhe ne po punojmë për ta bërë algoritmin për fitimin e anëtarësimit sa më të qartë dhe të shpejtë që të jetë e mundur”,
Samiti i NATO-s kërkon marrëveshje për ofertën e Ukrainës pas marrëveshjes së Turqisë për Suedinë.
Udhëheqësit e NATO-s mblidhen për një samit në Vilnius, duke kërkuar të kapërcejnë ndarjet në ofertën e anëtarësimit të Ukrainës pas një marrëveshjeje për të hequr bllokimin e Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në aleancën ushtarake.
Samiti në kryeqytetin lituanez do të mbizotërohet nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës, me liderët që do të miratojnë planet e para gjithëpërfshirëse të NATO-s që nga fundi i Luftës së Ftohtë për t’u mbrojtur kundër çdo sulmi nga Moska.
Ndërsa anëtarët e NATO-s pajtohen se Kievi nuk mund të bashkohet gjatë luftës, ata nuk janë pajtuar rreth asaj se sa shpejt mund të ndodhë më pas dhe në çfarë kushtesh.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




