Algjeri, shkon në 69 numri i viktimave nga zjarret në pyje

Numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret e pyjeve në 18 rajone në Algjeri është rritur në 69, transmeton Anadolu Agency. Prokurori i Këshillit Gjyqësor në zonën Tizi Vizu, e cila ndodhet 100 kilometër në lindje të kryeqytetit Algjer, në një konferencë për shtyp tha se numri i personave që kanë humbur jetën nga zjarret është rritur në 69, 28 prej të cilëve ushtarë dhe 41 civilë. Ai shtoi se numri i të vdekurve mund të arrijë në qindra, por se aktualisht nuk dihet shifra e saktë. Më tej ai pretendoi se zjarret janë shkaktuar nga ata që nuk duan të mirën e vendit. Në anën tjetër për shkak të personave që kanë humbur jetën në vend është shpallur 3 ditë zie që nga kjo e enjte. Në një deklaratë nga Kryeministria e Algjerisë u njoftua se për shuarjen e zjarreve në fjalë është bërë marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE) për marrjen e avionëve me qira. Zjarret pyjore në Algjeri janë aktive në 71 pika të ndryshme në 18 rajone. Ndërkohë Instituti Meteorologjik i shtetit fqinj, Tunizia, njoftoi se vendi kishte rregjistruar temperaturën rekord prej 49 gradë Celsius. temperatura rekord të martën, duke shkuar në 49 gradë Celsiu, tha Instituti Meteorologjik. Temperatura më e lartë e regjistruar më parë në Tunizi ishte 46.8 gradë Celsius në vitin 1982.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




