Alibali: Grupi plëngprishës i PD nuk do të jetë në lista për deputetë

Analisti Neritan Alibali ka deklaruar në studion “3D” të drejtuar nga Alban Dudushi në RTSH1 se grupi plëngprishës i Partisë Demokratike nuk do të jetë në lista për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Unë nuk shoh krisje, ajo që unë shoh, shoh të ardhmen me dyshim. Çfarë konsideroj të ardhmen me dyshim? Konsideroj momentin e përcaktimit të listës së kandidatëve për deputetë. Kush do jetë kandidat për deputet në zonat e sigurta, ata që ishin besnikë dhe i qëndruan z. Berisha në momentet e tij më të vështira apo plëngprishësit, të cilët u shkëputën nga z. Berisha duke e konsideruar “nongrata” etj., etj,.dhe pastaj u kthyen te z. Berisha pasi ky i fundit tregoi se kishte numrat në zgjedhje”, u shpreh Alibali.
Alibali shtoi se anëtarësia e di se kush ishin besnikët e z. Berisha dhe ata që e sulmuan z. Berisha. Sipas tij, nëse nuk ndërhyn vetë Berisha atëherë “grupi i plëngprishësve nuk do të jetë në lista ose do të jetë në zona të pasigurta për të fituar”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




