Alibali: Nuk ka shanse që Serbia të sulmojë Kosovën

Politikë | 3 vite më parë

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “3D” në RTSH në fokus të diskutimeve nga paneli në studio foli për sulmin e Serbisë ndaj Kosovës. Alibali tha gjithashtu se informacionet që ka Zelenski i ka fal shërbimeve sekrete amerikane dhe britanike.

“Nuk besoj që ndonjëri në panel mendon se Zelenski ka informacione më të sakta se NATO dhe SHBA. Janë shërbimet sekrete amerikane dhe britanike ato që e furnizojnë Zelenskin me informacione aq më tepër për synimet e Rusisë në Ballkan. Duhet të kemi edhe disa element të tjerë, fushatën elektorale në Serbi dhe qeveria e re e Malit të Zi e cila është një qeveri që është përfolur si pro serbe apo pro ruse. Nuk ka shance që Serbia të sulmoje Kosovën”, tha Alibali.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme