Alibali: Rama e ka detyrim prezantimin e buxhetit. Përgjegjësia është e mazhorancës

Analisti Neritan Alibali i ftuar në emisionin “3D” në RTSH në fokus të diskutimeve nga paneli në studio foli për prezantimin e buxhetit dhe përgjegjësinë dhe detyrimin që ka mazhoranca.
Ai theksoi se përgjegjësia për këtë situatë është kryesisht e mazhorancës dhe e kryeministrit i cili nuk duhet të jetë majë më majë me opozitën.
“Për shkak të kësaj situate që ka ndodhur në parlament çka do të thotë se pavarësisht që të gjithë përqendrohen tek 7-8 minutëshi i miratimit të buxhetit në fakt nuk është kjo kryesorja. Kryesorja është situata në të cilën ndodhet parlamenti dhe të gjitha këto janë pasojat, si mos diskutimi me grupet e interesit dhe me opozitën në komisione dhe pastaj kjo është finalja ku palët nuk ballafaqohen. Sepse edhe vjet dhe kurdoherë kryeministri ka detyrim kushtetues, ka paraqitur buxhetin dhe pastaj palët kane votuar kundër, kanë sulmuar buxhetin e opozitës.
Përgjegjësia për këtë situatë është kryesisht përgjegjësia e mazhorancës dhe përgjithësisht e kryeministrit i cili nuk duhet të qëndroj majë më majë me opozitën, nuk duhet ta përballoj këtë kauzë qoftë edhe të gabuar nëse e mendojmë të opozitës por të paktën të ulen në tryezë dhe pastaj nëse nuk dalin konkluzione ose nuk arrihet konsensusi ajo është tjetër gjë”, u shpreh Alibali.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




