Alibeaj: Hapja e Dosjeve duhej bërë më herët, më mirë vonë se kurrë

Politikë | 4 vite më parë

Hapja e dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit duhej të bëhej më herët. Kështu ka bërë të ditur kreu i Grupit Parlamentar i PD, Enkelejd Alibeaj i cili tha se kjo ishte një detyrim ndaj demokratëve për t’u shkëputur njëherë e mirë nga e shkuara e komunizmit.

Alibeaj tha se PD ka dërguar në Kuvend disa iniciativa që kanë të bëjnë me kthimin e burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë, me ndalimin e propagandës komuniste dhe e treta ishte hapja e dosjeve që u miratuar në Kuvend.

“Publiku duhet të informohet për çfarë ndodhi dje, kjo iniciativë për dekomunistizimin është diçka më e madhe se hapja e Dosjeve. Nga ana jonë ka pasur disa iniciativa ligjore dhe duhet të them, iniciativa e parë ka pasur synim përkujtesën, bëhet fjalë për ligjin që synonte që burgu i Spaçit dhe kampi i Tepelenës të kthehen në muze kombëtarë. Është nga ato hapat e lënë në hije por kujtesa është një element i rëndësishëm që ka marrë vëmendjen tonë. E dyta është ajo e cila lidhet me ndalimin e propagandës komuniste, është projektligj i plotë dhe ka filluar puna e konsultimit që në vitin 2018 dhe në gusht është depozituar nga ana jonë për ndërgjegjësimin dhe ndëshkimin e regjimit totalitar komunist. E treta ka të bëjë me hapjen e Dosjeve, ligji për informimin e publikut lidhur me dosjet e ish-Sigurimit. Në 2015 është miratuar ligji për autoritetin për informimin e dosjeve. Është bërë një avancim i lehtë drejt hapjes së tyre u jepej mundësia që vetëm 2 kategori të kishin mundësi të njiheshin me dosjet, e para u jepeshin viktimave dhe e dyta autorëve të krimeve të sigurimit të shtetit. Sigurisht ishte e paqartë  se pse u jepej aksesi autorëve të krimeve. Duhet të shkëputemi nga trashëgimia dhe tranzicioni, asgjë triumfaliste nuk ka në këtë vendim, më mirë vonë sesa kurrë”, tha Alibeaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme