Alibeaj: Me ndarjen nga jeta të Nishanit, Shqipëria humbi një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të ish- presidentit, Bujar Nishani.
“Lajm i trishtë, për familjen, miqtë dhe kolegët, ai i ndarjes së parakohshme nga jeta e Presidentit Nishani! Kontributet e tij në ndërtimin e shtetit shqiptar shënuan hapa pozitivë në çdo detyrë publike që iu besua e ku shërbeu me dinjitet, si deputet, ministër dhe President. Shqipëria humbi para kohe një njeri të paqtë, një opozitar të vendosur dhe një shtetar të urtë! I qoftë dheu i lehtë e zoti iu dhëntë forcë bashkëshortes, fëmijëve e të afërmëve! Iu prehtë shpirti në parajsë!”, shkruan Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




