Alibeaj në Komisionin e Stabilizim-Asociimit: Harta e re gjyqësorë po bëhet se gjykatat janë në kolaps

Politikë | 5 vite më parë

Në takimin e 14-të të Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, kreu i grupit të parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka ngritur çështjen e hartës së re gjyqësore të propozuar nga KLGJ dhe Ministria e Drejtësisë. Sipas tij, propozimi i ri për shkrirjen e Gjykatave të Apelit nga 12 në 1 të vetme në gjithë vendin, largon shërbimin nga qytetarët. Sipas Alibejat, kjo masë është marrë për shkak se Gjykatat e Shkallës së Parë dhe Gjykatat e Apelit kanë mbetur pa gjyqtarë.

“Për çështjen e reformës në drejtësi. Gjykata kushtetues ka 7 nga 9 anëtarë. Një anëtar qëndron përtej mandatit. Për 2 muaj e gjysmë 2 të tjerë u mbaron mandati. Rrezikojmë ti kthehemi përsëri tek ngërçi i para disa viteve. GJL miratoi anëtarin e 10. Harta gjyqësore është krijuar për shkak të një problemi, Gjykata e apelit  dhe të shkallës së parë janë zbrazur. Si një mars emergjente është gjetur krijimi i një harte të re gjyqësore që nuk është gjë tjetër veçse koncentrimi i gjykatave të apeli. Sjell një pasojë largimin e aksesit në drejtësi të njerëzve”, tha Alibeaj.

Por, deputeti i PS, Fatmir Xhafaj, thotë se harta e re gjyqësore e propozuar nga KLGJ është në interes të sistemit gjyqësor për të pasur trupa me profesionale.

“Është në interes jo vetëm të një zgjedhje të momentin, por edhe në interes të nevojshëm për të pasur trupa më profesionale, një trup eficient në dhënien e drejtësisë. Në këtë mënyrë i evitojmë probleme të kësaj natyre. Korniza ligjore nuk të lejon të bësh një gjë ndryshe, asistenca e BE në këtë aspekt do jetë e vëmendshme për ta përputhur këtë zgjidhje me standartet ndërkombëtare”, tha Xhafaj.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme