Alibeaj për RTSH-në: PD-ja parti e Berishës dhe jo për qytetarët

Politikë | 2 vite më parë

Deputeti Enkelejd Alibeaj ka zgjedhur t’i qendroj besnik me çdo kosto, qoftë edhe djegies se karrirës së tij politike, vendimit për të mos qenë pjesë e grupit të Partisë Demokratike, pasi gjykata njohu si parti zyrtare atë që drejtohet nga Sali Berisha. 

Në një intervistë për RTSH-në, Alibeaj tha se në këtë mënyrë u nda nga  “Berizhizmi” i cili gjykon se e ka dëmtuar PD-në në 3 dekada.

Alibeaj spjegon se ndarjen me Berishën e ka patur që para vitit 2013-të, kohë kur ka qenë pjesë e kabinetit të tij qeveritar. 

Konflikti i 3 viteve të fundit mes demokratëve e ka thelluar më shumë këtë ndasi shton Alibeaj, i cili thotë se i qëndron deklaratave për Berishën, ndryshe nga kolegë të tij që kanë ndryshuar qendrim pasi u shpreh gjykata.

Për Alibeajn PD e Berishës, nuk është  alternativa e duhur e opozitës, madje shton se kjo parti është në marrëveshje me Kryeministrin Rama.

Alibeaj gjykon se qytetarëve u duhet dhënë nje alternative e re politike , jo domosdoshmërisht parti personale cilido qoftë ai.

Gazetare Anisa Kadesha

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme