Alibeaj tur takimesh në bazë me strukturat e PD-së në Fier, anëtarë të kryesisë, drejtues grupseksionesh

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, zhvilloi sot takime të hapura me demokratët në degët e PD. Zoti Alibeaj ka zhvilluar takime sot me strukturat e PD-së në Fier, me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege.
“Takimin me strukturat e PD-së, në Fier. Bashkëbisedim me anëtarë të kryesisë dhe drejtues grupseksionesh të kësaj dege dhe mbi të gjitha takim mes miqsh e kontributorësh historikë, të ditëve më të vështira. Së bashku me Kryetarin e degës së PD-së Fier, Agron Kapllanaj dhe me kolegët e qarkut, Eralda Tase Bano, Ilda Dhori dhe Saimir Korreshi.’- shkruan Alibeaj.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




