“Alpe të pastra”/ Dronët zbulojnë drogën në Shkodër, policia vihet në kërkim të 65-vjeçares

Aktualitet | 3 vite më parë

Policia ka asgjësuar 510 fidanë dhe 2760 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të zbuluara nëpërmjet dronëve, gjatë një operacioni dy ditor në fshatrat e Shkodrës.

Ndërkohë një 65-vjeçare me iniciale A. M është shpallur në kërkim pasi u konstatua duke u kujdesur për bimët narkotike në fshatin Lotaj.

“Në ditën e parë të kësaj faze, u asgjësuan 460 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në fshatin Lotaj, njësia adminstrative Shalë. 

Në ditën e dytë të kësaj faze, u asgjësuan 2300 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, që u gjetën të kultivuara në territorin e fshatit Pepaj, njësia administrative Shosh, si dhe 510 fidanë të mbjellë në kubikë. 

Falë përdorimit të dronëve, në fshatin Lotaj, është konstatuar një shtetase që po kujdesej për bimët e dyshuara narkotike. Nga verifikimet e kryera u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetases A. M., 65 vjeçe. Vijon puna për kapjen e saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme