Altes: Të gjithë hallkat ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë kundër trafikimit

Politikë | 5 vite më parë

“Holanda momentalisht po studion  raportin  e  Komisionit Europian  sa i përket nisjen e procesit për anëtarësimin në Bashkimin Europian të Shqipërisë dhe nuk dihet se cila do të jetë përgjigjia e rradhës”. Kjo ishte përgjigja e shkurtër e dhënë nga ambasadorja e Hollandës në vendin tonë Guusje Korthals Altes.  “Holanda në këtë moment është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni  Europian për progresin e Shqipërisë në cdo shtet anetar të unionit dhe besoj që shumë shpejt do të ketë edhe një përgjigje për këtë cëshjte.”tha ambasadorja.
Ambasadorja Guusje Korthals Altes ishte  e pranishme në Shkodër në një ekspozitë kundër trafikimit të qenieve njerëzore . Ambasadorja vuri theksin tek vështiresia në luften kundër trafikimit një problem jo vetëm shqiptar duke u shprehur  se do të vazhdojmë që të gjejmë mënyra për të folur dhe për të mbajtur të hapur diskutimin për çështjet e trafikimit dhe për të mbajtur të kapur sinjale sepse është shumë e rëndësishme që për gratë dhe vajzat e trafikuara të dëgjohen, të pranohen dhe mbi të gjitha të mos fajësohen për atë çfarë ju ka ndodhur. 
” Mesazhi im për të rinjtë është që në qoftë se ata shohin diçka që nuk shkon është më mirë që sa më herët të shkojnë dhe të flasin me dikë që ata i besojnë në mënyrë që të mos jetë shumë vonë. Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin. Ne kemi hapur diskutimin dhe do e vijojmë deri sa ta ndalojmë. Për rastet mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës ka një bashkëpunim dhe ka pasur çështje që janë adresuar si këtu, në Holandë apo vende të tjera. Vitet e fundit bashkëpunimi mes organeve ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Holandës është fuqizuar dhe shpresojmë që të vijojë edhe më tutje” tha Guusje Korthals Altes.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme