Altin Dumani në krye të SPAK, Xhaferaj me qëndrim ndryshe nga ai i PD: Është jashtë influencës së qeverisë

Politikë | 4 vite më parë

Në PD ka një deputet që, ndryshe nga pjesa tjetër, beson se kreu i ri i SPAK-ut nuk është nën kontrollon e qeverisë. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, deputeti Ferdinand Xhaferaj shprehu besimin tek Altin Dumani.

“E njoh kreun e SPAK. Për një periudhë kohe kemi dhënë mësim të dy në një universitet privat në Tiranë dhe unë besoj se është jashtë influencës së qeverisë”, tha Xhaferaj për emisionin “Pa Censurë”.

Gjatë intervistës me gazetaren Elona Meço, Xhaferaj theksoi se çështja e kreut të SPAK nxori në pah komfliktin e madh që ka faktori ndërkombëtar me kryeministrin Edi Rama.

“Duket sikur faktori ndërkombëtar mbështet Edi Ramën. Pse? Sepse ne nuk jemi. Por pjesëmarrja në zgjedhjen e drejtuesit të ri të SPAK-ut tregon se nuk ka besim te qeveri”, tha Xhaferaj, i cili beson se me një lidership jashtë grupimeve aktiale, me hapjen e opozitës dhe me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, PD mund të bëhet një altërnativë e besueshme qeverisëse.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme