Alvin Karaqi bën historinë, fiton medalje ari në Lojrat Olimpike

Alvin Karaqi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Evropiane të cilat po mbahen në Poloni. Karaqi në ndeshjen finale në disiplinën karate kumite -84 kg, mposhti holandezin, Brian Timmermans, me rezultat 3-2.
Së pari ai arriti të mund Kampionin e Evropës kroatin Gariboviç dhe grekun Mastrogiannis i cili ka fituar medalje bronzi në Evropianin e fundit, ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 për sportistin shqiptar.
Lojrat Olimpike Europiane janë një eksklusivitet i Radio Televizonit Shqiptar dhe vijnë në shtëpitë e shqiptarëve nëpërmjet RTSH Sport, RTSH 2 dhe RTSH 3.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




