AMA prioritet mbrojtjen e fëmijëve e gazetarëve, Krasniqi takon Përfaqësuesen e Lartë të OSBE, Teresa Ribeiro

Sociale | 5 vite më parë
 

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi u prit në një takim nga Përfaqësuesja e Lartë për Lirinë e Medias në OSBE, Teresa Ribeiro.

Gjatë këtij takimi Krasniqi foli për vizionin që do të udhëheqë veprimtarinë e saj në krye të AMA-s.

Duke u ndalur tek shtyllat kryesore, ajo vlerësoi mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve, mbrojtjen e gazetarëve, të drejtat e autorit, transpozimin e direktivës AVMS 2018/1808 të BE-së dhe çështje të tjera në hapësirën mediatike të cilat kërkojnë vëmendje.

Krasniqi dhe Ribeiro diskutuan mbi vijimin e bashkëpunimit, për të cilin kreu i RFoM priti me kënaqësi ftesën për të qenë në Tiranë në zyrat e AMA-s dhe kudo ku kërkohet kontributi i institucionit që ajo drejton.

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive u shoqërua në këtë takim nga Kreu i Misionit të përhershëm të Republikës së Shqipërisë në Vjenë, Ambasador Igli Hasani.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme