Ambasada amerikane: SHBA, në krah të SPAK-ut! Luftoni krimin dhe korrupsionin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të qartë se do të qëndrojnë në krah të institucioneve të pavarura të drejtësisë shqiptare dhe në përpjekjet e këtyre institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane në Tiranë ka bërë të ditur se institucionet e reja të drejtësisë duhet t’i japin fund pandëshkueshmërisë.
Qëndrimi i Shteteve të Bashkuara u bë i qartë përgjatë një seminari koordinues në Shodër me (SPAK).
“Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë me vendosmëri krah institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. Së fundmi, OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër.
Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të SPAK-ut”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




