Ambasada e SHBA thirrje për të rinjtë shqiptarë që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë

Sociale | 5 vite më parë

Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar shpalljen e aplikimeve në lidhje me bursat e një programi të ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në SHBA. 

Në njoftim bëhet e ditur se thirrja është e hapur për nxënësit nga mosha 15 deri në 17 vjeç që janë të interesuar të nisin studimet në Amerikë.

“Jeni nxënës nga mosha 15 deri 17 vjeç me aftësi të mira të gjuhës angleze dhe në kërkim të një eksperience të jashtëzakonshme arsimore nga qetësia e shtëpisë tuaj? EducationUSA Albania ka hapur aplikimin për bursat e EducationUSA Academy Connect, një program i ofruar nga 7 kolegje dhe universitete në Shtetet e Bashkuara.

EducationUSA Academy është një program virtual për nxënësit ndërkombëtarë të shkollave të mesme të cilët janë të interesuar t’i vazhdojnë studimet e larta në Shtetet e Bashkuara dhe ofron aftësi dhe përvojë të vlefshme për të ndihmuar nxënësit të përmirësojnë aplikimet e tyre dhe të përgatiten për arritje në të ardhmen. Nëse jeni të interesuar, aplikoni këtu: https://bit.ly/3oum5Je”, bëhet e ditur në njoftim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme