Ambasada shqiptare në SHBA hap dyert për festat e nëntorit

Aktualitet | 3 vite më parë

Në prag të festave të nëntorit, ambasada shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka hapur dyert për të gjithë bashkëkombësit që jetojnë atje.

Kjo iniciativë është e para ndër ato që ambasada jonë do të organizojë me rastin e festave të nëntorit.

Të ftuar nga ambasadori Ervin Bushati ishin edhe përfaqësues të të gjitha shoqatave të shqiptarëve të SHBA-së. 

“Gjenerata e shqiptarëve amerikanë këtu në SHBA të shohin dhe të njihen me njëri-tjetrin dhe me vlerat tona kombëtare. Ndaj vendosëm të kemi një ditë të hapur, një ‘open day next generation’ pikërisht që fëmijët, familjet të vijnë të vizitojnë ambientet e ambasadës sonë në Uashington. Festimet do të vazhdojnë deri më datë 28 Nëntor, që është Dita e Flamurit,” tha ambasadori Bushati.

Në këtë ditë të veçantë në ambasadën shqiptare nuk kishin si të mungonin edhe shqiptarët e  Kosovës për të cilët festat e nëntorit janë po aq të rëndësishme.

Gazetare: Amela Koçerri

/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme