Ambasadat e huaja në Tiranë urojnë besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin

Sociale | 5 vite më parë
 

Ambasadat e huaja të akredituara në Shqipëri uruan të martën të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit, shkruan ATSH.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në urimin e saj shprehet se kjo ditë ofron mundësi për reflektim për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata.

“Në emër të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, iu shprehim urimet më të mira të gjithë atyre që festojnë Kurban Bajramin. Kjo ditë ofron një mundësi për të reflektuar mbi angazhimin tonë të përbashkët për ndërtimin e komuniteteve paqësore dhe të begata. Eid Mubarak”, – thekson SHBA.

Delegacioni i BE-së në Shqipëri i uroi sot gëzuar Kurban Bajramin të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri.

Ndërsa ambasada e Turqisë në Shqipëri shprehet se “me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojmë të gjithë qytetarët tanë në Shqipëri, si dhe popullin mik dhe vëlla shqiptar gëzuar Kurban Bajramin. Ju urojmë të kalojnë një festë të mbarë me shëndet dhe lumturi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme