Ambasadori amerikan në Poloni: Lufta e Putinit në Ukrainë, dështim katasfrofik

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Poloni Mark Brzezinski ka deklaruar se pushtimi rus në Ukrainë ka qenë një dështim i plotë për Moskën.
“Ajo që ka ndryshuar javën e fundit është se NATO është zgjeruar në një mënyrë që vetëm thekson dështimin strategjik të vendimit të Putinit për të pushtuar Ukrainën.
Ajo që po shohim është një dështim total i përforcuar nga ana e Putinit në lidhje me vendimin e tij për të pushtuar Ukrainën e varfër dhe të dobët.
Dhe nuk ka asnjë mënyrë, që të tregojë se lufta e Putinit në Ukrainë ka përmirësuar jetën dhe të ardhmen e popullit rus”, është shprehur ambasadori amerikan në Poloni, në një intervistë për CNN.
Vërejtjet e tij përforcojnë qëndrimin e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, i cili vizitoi Finlandën të premten, ku thkesoi se lufta e Rusisë ka rezultuar një “dështim strategjik”, ndërsa shtoi se ajo ka zvogëluar ndikimin dhe interesat e vendit për vitet në vijim.
Finlanda u bë zyrtarisht anëtari i 31-të i NATO-s në fillim të prillit. Teksa pushtimi rus e shtyu Finlandën dhe Suedinë që të braktisin neutralitetin e tyre dhe të kërkonin të bashkoheshin me aleancën.
I pyetur nëse qëndron ndonjë negociatë e mundshme për paqen Brzezinski tha se “çdo minutë e çdo ditë, qeveria amerikane është e gatshme për të çuar përpara rrugën e diplomacisë. Por në vend të kësaj, Rusia po përparon rrugën e agresionit.
Ajo që mendova se ishte veçanërisht e rëndësishme që Blinken theksoi dje është se ne do ta bëjmë të sigurt që jo vetëm populli ukrainas do ta fitojë këtë luftë dhe do të mbijetojë, por edhe se do të lulëzojë”.
“Ne jemi të përkushtuar në një rrugë për t’u siguruar që një paqe e qëndrueshme përfshin një rindërtim të plotë të Ukrainës dhe një tërheqje në të – siç dëshiron – në orbitën institucionale perëndimore”, u shpreh ambasadori amerikan.
Brzezinski tha gjithashtu se ai beson se shumica e ligjvënësve amerikanë mbeten të përkushtuar për të ofruar ndihmë dhe për të treguar solidaritet me Ukrainën.
Ai vuri në dukje se ai ka pritur mbi 150 anëtarë të Kongresit nga të dyja partitë, duke përfshirë ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi dhe Kryetarin aktual Kevin McCarthy.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




