Ambasadori bullgar: Bullgaria, një nga mbështetësit më aktiv të zgjerimit europian

I pranishëm në Universitetin “Fan S. Noli” ku u zhvillua një vizitë me një delegacion të përbërë nga drejtues dhe pedagogë të universiteteve Bullgare, Ambasadori i Bullgarisë në Tiranë, Momtchil Raytchevski, tha lidhur me mbështetjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për integrimin e tyre në BE se Bullgaria po jep përkrahjen e saj pa kushte dhe aktive në zgjerimin europian.
“Presidenti Meta sapo mbylli vizitë zyrtare në Sofie ku presidenti Bullgar nënvizoi përkrahjen pa kushte të Bullgarisë për integrimin e republikës së Shqipërisë por me Maqedoninë e Veriut jemi në një periudhë të bisedimeve shumë intensive, qeveria e re bullgare krijoji 10 grupe pune të cilët punojnë për një interes të përbashkët dhe ku shumë shpejt mund të arrijnë në rezultate konkrete. Bullgaria ka qenë dhe do të mbetet një nga mbështetësit më aktiv të zgjerimit europian.”, tha ai.
Lidhur me kërkesën e Shqipërisë për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut sa i përket anëtarësimit në BE ai tha se “Çfarë do të kërkojë Shqipëria ky është vendim i republikës së Shqipërisë. Unë nuk mund të komentoj sa i përket kushteve përsëri them që Shqipëria ka bërë punën e vet.”, u shpreh ai.
Në kushtet kur lufta vazhdon në Ukrainë, I pyetur nese BE duhet të bëjë më shumë për Ballkanin perëndimor, sipas Raytchevski “BE po bën mjaftueshëm dhe se me rëndësi në këto momente është thjesht përfundimi i luftës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




