Ambasadori gjerman takon Bashën, disa ditë para ardhjes së kancelares Merkel në Shqipëri

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadori gjerman në Tiranë trokiti sot në derën e kryedemokratit Basha, në selinë e PD-së. Takimi i Peter Zingraf me kreun e opozitës, vjen pak ditë para vizitës së kancelares gjermane në vendin ton, Angela Merkel. Nuk dihet për çfarë është diskutuar mes tyre, ndërkohë që ka qenë një mbledhje me  dyer të mbyllura. Ardhja e Merkel në Tiranë dhe në shtete të tjerë të Ballkanit Perëndimor bazohet në të ndihmuarin dhe përmbushjen e kritereve për të u anëtarësuar në Bashkimit Evropian. Komponenti më i rëndësishëm i procesit të Berlinit, është e ashtuquajtura “Agjenda e Konektivitetit”, e cila fillimisht synon që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor t’i lidhë mes vete në fushat e transportit dhe energjisë. /tch


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme