Ambasadori i SHBA në Shqipëri – Senatorja Shaheen i kërkon Senatit të miratojë David Konstelancik

Aktualitet | 2 vite më parë

Senatorja demokrate Jeane Shaheen i kërkoi Senatit Amerikan që të mbështesë nominimin e David Kostelancik si Ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

“Për mbi 35 vjet, zoti Kostelancik ka shërbyer si diplomat karriere në shërbimin e Jashtëm dhe është i kualifikuar për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara në një kryeqytet aleat. “ – u shpreh senatorja demokrate.

Ajo vuri në dukje se Kostelancik ka shërbyer edhe më parë në Shqipëri, ndërsa njeh edhe gjuhën shqipe. “Është e qartë se ne kemi një kandidat shumë të kualifikuar për të shërbyer si Ambasador në Shqipëri. Është kritike që të konfirmojnë një ambasador në atë vend dhe ta bëjmë pa vonesë.”- u shpreh Shaheen.

Në fillim të vitit, presidenti i SHBA Xho Bajden ripropozoi emrin e Dejvid Kostelançik si ambasador në Shqipëri, pasi disa ditë më parë Senati amerikan nuk e miratoi emërimin e tij për shkak të tejkalimit të afateve.

Fillimisht ai u emërua ambasador i Shteteve të Bashkuara në Tiranë nga Presidenti Bajden më 24 janar të vitit 2023 dhe nëse miratohet, do të zëvendësojë në detyrë ish-ambasadoren Juri Kim, që u largua pas përfundimit të mandatit.

Në periudhën 1992- 1994 Kostelançik shërbeu si përfaqësuesi i parë për çështjet politike dhe ekonomike në ambasadën e porsahapur amerikane në Tiranë.

Ai ka qenë dy herë në ambasadën amerikane në Moskë, në misionet e Shteteve të Bashkuara në OSBE dhe NATO, si edhe në Ankara të Turqisë.

Gazetare: Vjollca Zharri

/rtsh.al/

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme