Ambasadori shqiptar në Beograd, Canaj i dorëzon letrat kredenciale presidentit Vuçiç

Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, Bardhyl Canaj i dorëzoi të premten letrat Kredenciale Presidentit të Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Ambasadori Canaj pati një takim kortezie me Presidentin Vuçiç, në të cilin ishte i pranishëm edhe Ministri i Jashtëm, Ivica Dadiç.
Ata diskutuan për marrëdhëniet dy palëshe, mundësitë për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët,
njoftoi ambasada shqiptare në Beograd.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




