Ambasadorja Kim, mesazh për rekomandimet e OSBE/ODIHR, mbi 25 prillin

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka ndarë një mesazh në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit në vendin tonë, që lidhet me mbrojtjen e të dhënave personale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kim ka ripostuar reagimin e kryetarit të KQZ-së, Ilirjan Celibashi, në lidhje me rekomandimin numër katër të OSBE, që lidhet me patronazhistët. Kim thekson se i nxisin autoritetet që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR. Sipas Kim, qytetarëve duhet t’u garantohet e drejta për të votuar të lirë.
“Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas këtij dhe rekomandimeve të tjera të OSBE/ ODHIR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm, pa frikë ose presion ose joshje të paligjshme, është themelore për demokracinë,” shkruan Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




