Ambasadorja Kim: Partner në luftën kundër korrupsionit, jo problem për SHBA-të

Politikë | 4 vite më parë

Partner në luftën kundër korrupsionit dhe jo problem për SHBA-të. Ky ka qenë mesazhi i përcjell nga ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion.  Sipas saj, SHBA duan që Shqipëria të jetë përherë e më tepër një partner dhe jo një problem dhe se duhet të jetë qeveria që të udhëheqë luftën kundër korrupsionit.

“Shpesh flasim për rolin e SHBA. Dëgjoj, “vetëm ju mund ta bëni”, por unë them që “ju duhet ta bëni”. SHBA, si mik i juaji, do të jenë me ju, në çdo hap të udhës dhe në çdo hap të rrugës. Do të jetë e vështirë, ndonjëherë do ju shtyjmë, ndonjëherë nuk do të doni të vazhdoni më, ose ne nuk duam që të vazhdojmë më. Ky është çasti ku ju mund të qëndroni apo ngriheni në një nivel. Ju jeni anëtarë të NATO-s. Jeni në prag të BE-së. Ju do jeni anëtarë, çdo shtet bie dakord që Shqipëria ka bërë punën të jetë anëtare e BE. Tani që nga 1 janari jeni anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB. Ju vendosni. Ju jeni lider me ne. Ambasadori juaj në OKB, është një superstar. Kryeministrit i kërkohet të flasë për Ukrainën, apo për çështje të tjera, sepse Shqipëria ka peshë, por nuk mund ta bëni këtë nëse korrupsioni shihet si i pranueshëm. E themi këtë jo se ne jemi të çliruar nga korrupsioni, po kemi kemi ligje dhe një sistem shoqëror që e bën të turpërueshme që të pushtetshmi të kërkojë avantazhin e të dobëtit. Kemi prokurorë e gjyqtarë që priten të zbatojnë ligjin, por ne kemi qytetar që kërkojnë të drejtat e tyre, si baza e demokracisë. Ka ardhur koha të thonë që ligji është i zbatueshëm, i barabartë për të gjithë nëse dikush shkel ligjin” theksoi ambasadorja Kim.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme