Ambasadorja Kim përgëzon SPAK për dënimin e Llallës, i përgjigjet Berishës

Politikë | 5 vite më parë

Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka përgëzuar SPAK për dënimin e Adriatik Llallës, i pari zyrtar i lartë në vend që dënohet me burg, dhe i është përgjigjur njëkohësisht edhe Sali Berishës, i cili paditi ditën e sotme sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken për shpifje pasi, sipas tij, i kishte nëpërkëmbur dinjitetin.

“Më vjen mirë që  SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate. Kjo çështje, e cila përfshin një ish-zyrtar të lartë të ndaluar nga SHBA për korrupsion të rëndësishëm, tregon se askush – pavarësisht sa i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. Kur të gjithë jemi të barabartë para ligjit, të gjithë kanë dinjitet. Ky është dinjiteti i vërtetë”, shkruan Kim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme