Ambasadorja Kim: SHBA në Shqipëri ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin

Ekonomi | 5 vite më parë

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha nga asambleja e Dhomës Amerikane se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin! Kim tha se qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit.

’30 vite më parë Shqipëria dhe SHBA vendosën marrëdhëniet diplomatike që ndodhi nga vullneti. Gjatë këtyre 30 viteve është e pabesueshme sa të afërt janë vendet. Kemi 3 prioritete Demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin. SHBA janë ekonomia më e madje në botë dhe shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, më shumë punësim, më shumë investimet. Përveç projekteve të mëdha si Skavica dhe TEC i Vlorë ju mund të shihni marrëdhëniet e tjera tregtare. I bëjmë thirrje qeverisë ti japë përparësi klimës së biznesit, duhet të vazhdoj Reforma në Drejtësi, të zgjidhet problemi i pronave të rritet konkurrenca e drejtë. Duhet të shpalosen burimet e mëdha që ka Shqipëria.’- tha zonja Kim.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme