Ambasadorja Kim, takon kreun e PD, Basha: “Një opozitë e fortë, thelbësore për demokracinë”

“Takim i shkëlqyer”. Kështu e ka vlerësuar ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, takimin me kryetarin e PD, Lulzim Basha. Në këtë takim, sipas zonjës Kim, është diskutuar “lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike”.
“Faleminderit Partisë Demokratike dhe kryetarit Lulzim Basha për takimin e shkëlqyer, lidhur me çështjet kyçe në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, ku përfshihen rrugët e forcimit të institucioneve demokratike, lufta ndaj korrupsionit dhe rritja e investimeve amerikane në Shqipërisë nga veriu në jug. Një opozitë e fortë që bën përpara, është thelbësore për demokracinë”, shkruan ambasadorja Kim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




