Ambasadorja Kim, viziton kopshtin e fëmijëve në Kukës: Të sigurt dhe të shëndetshëm

Në vizitën e parë të saj në Kukës, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka vizituar kopshtin nr.1 në qytet, i cili është në listën e kopshteve që përdorin paketat e higjienës së shpërndara gjatë pandemisë nga UNICEF. Këtu SHBA ka kontribuar me 4 milionë dollarë.
“Ambasadorja Kim vizitoi kopshtin Nr. 1 në Kukës sot, njëri nga disa prej kopshteve që po përdorin paketat e higjenës të shpërndara në kuadër të fushatës parandaluese për #COVID19 të UNICEF, për të cilën qeveria e Shteteve të Bashkuara kontribuoi me 1.4 milionë dollarë në mbështetje të përgjigjes për COVID-19 në Shqipëri. Këto paketa, të cilat përmbajnë pajisje pastrimi dhe dezinfektimi, po ndihmojnë në mbajtjen e fëmijëve shqiptarë të sigurt dhe të shëndetshëm”, shkruhet në njoftimin zyrtar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



