Ançeloti: Modriç më kujton Maldinin, do e mbyllë karrierën tek

Spanjë | 5 vite më parë

Carlo Ancelotti lavdëron Modric, autorin e një paraqitjeje tjetër të madhe në Champions League kundër Chelsea: “Luka do ta përfundojë karrierën e tij tek Real Madrid. Nuk e di kur, por kjo është ideja. Ai nuk ka probleme rinovimi dhe as klubi, gjithçka është mjaft e qartë. Ai kujdeset shumë për veten dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze në karrierën e tij. Dua të theksoj se një legjendë si Maldini, për shembull, fitoi Champions Leaguen e tij të fundit në moshën 40 vjeçare. Nëse duhet ta krahasoni me dikë, do të ishte ai”.

Trajneri italian flet dhe për formën e Realit në prag të ndeshjes delikate në La Liga kundër Sevillas: “Jemi mirë. Kishim kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar dhe përgatitur, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Jemi të përgatitur si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Fundi i sezoni po afron dhe çdo ndeshje është shumë e rëndësishme”.

“Duhet të fitojmë, të marrim pikë, sepse përndryshe nuk do ta fitojmë La Ligën. Ne e dimë shumë mirë se çfarë është në rrezik për Sevillan, që është ende gjallë, në luftën për titull dhe dëshiron të përfundojë në top katërshe. Jemi të përgatitur”.

Së fundi, nëse ai ka ndjenjën se çfarëdo që të bëjë nuk është kurrë e mjaftueshme. “Jo. Siç thashë, ne kemi një objektiv shumë të rëndësishëm dhe jemi të fokusuar në këtë. Nuk më intereson nëse ata thonë se kemi luajtur mirë apo keq… Ne duam të fitojmë tituj. Pastaj secili mund të ketë mendimin e vet. Për shembull ata mund të thonë se ne jemi më produktivët sepse kemi Benzeman dhe është e vërtetë, por realiteti është se ajo që Real Madrid dëshiron është të fitojë ndeshje dhe të fitojë tituj. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme