Ançeloti pas festës: Dua këtë atmosferë edhe kundër Sitit

“Jam shumë i emocionuar, sezoni ka qenë spektakolar, shumë i rregullt dhe i qëndrueshëm. Më duhet të falënderoj lojtarët për punën dhe qëndrimin e tyre. Sot duhet vetëm të festojmë dhe jo të flasim”. Kështu është shprehur Carlo Ancelotti, në mikrofonat e Real Madrid TV, pas pushtimit të Ligës spanjolle, që e lejoi të bëhej trajneri i parë që ka fituar në të pesë kampionatet më prestigjioze evropiane.
“E gjithë kjo më mbush me krenari – vazhdon ai -. Më pëlqen ajo që bëj, jam krenar për të. Dua të vazhdoj të fitoj tituj me Real Madridin. Dhe u them tifozëve që të mërkurën, kundër Manchester Cityt në Champions League, kjo atmosferë do të duhet në Santiago Bernabeu”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




