Ancelotti: Bellingham i përgjigjet Vinicius dhe jo mua…

Spanjë | 2 vite më parë

Bellingham i kushton më shumë vëmendje Vinicius sesa Ancelottit. Është thelbi i një anekdote të treguar nga trajneri i Real Madridit për gazetarët në grumbullim. Shtatë lojtarë i mungojnë ende grupit të Galacticos, të justifikuar me angazhimet verore me kombëtaret.

“Dje u inatosa me Bellinghamin – tha ‘Carletto’ duke buzëqeshur – sepse e thirra dhe ai nuk më përgjigjej. Kështu i thashë Vinicius që ta thërriste dhe ai u përgjigj menjëherë. Më pas ma dorëzoi mua…”.

Sipas shtypit spanjoll, episodi është dëshmi e marrëdhënies së shkëlqyer mes mesfushorit sulmues dhe sulmuesit brazilian piroteknik të kampionëve në fuqi të Europës, Jude dhe Vini siç quhen me dashuri nga tifozët.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme