Ancelotti firmos për Brazilin, Reali nxiton për De Zerbin

Real Madrid tashmë po mendon për zëvendësuesin e Ancelottit dhe në focus është Roberto De Zerbi. Lajmi vjen direkt nga Spanja dhe, edhe nëse raportohet nga katalanasit e Sport dhe jo një nga gazetat tradicionalisht afër Blancos, tashmë po ngjall shumë interes. Trajneri italian është kontaktuar dhe tashmë kanë nisur negociatat për verën e ardhshme mes tij dhe drejtuesve madrilen.
Florentino Perez beson se De Zerbi tashmë është gati për një kapërcim të madh dhe, sërish sipas Sport, e vlerëson veçanërisht për guximin e tij në punën me lojtarë të rinj, të cilët sigurisht nuk mungojnë në skuadrën e Realit.
Ndërkohë në Brazi, sipas lajmeve që vijnë, Carlo Ancelotti tashmë ka nënshkruar kontratën me Federatën e Futbollit për t’u bërë trajner i Selecaos duke filluar nga viti 2024. Sipas UOL Esporte, trajneri tashmë ka përcaktuar gjithçka, pavarësisht se kontrata e tij me Real Madridin nuk skadon deri në qershor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




