Ancelotti mirëpret Mbappè: Mirë se erdhe në klubin më të mirë

Carlo Ancelotti mirëpret Kylian Mbappé me një postim në llogarinë e tij në X. Trajneri italian shkruan: “Mirë se erdhe në klubin më të mirë në botë. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde, Kylian. Hala Madrid”.
Ancelotti publikoi edhe një foto me nënshkrimin e ri të Real Madridit, i cili u prezantua sot në ambientet e Bernabeut. Një përforcim ekstra, së bashku me Endrick, në një repart që tashmë ka Vinicius, Rodrygo, Bellingham.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




