Ancelotti për Pique: Ai jeton në botën e tij…

Real Madridi u kualifikua lehtësisht në fazën e 16-shes të Ligës së Kampionëve. Fitorja e arritur ndaj Bragës ishte përcaktuese, rezultat që i lejoi ata të rrisin epërsinë ndaj Napolit me pesë pikë, në pritje të ndeshjes në Bernabeu që do të luhet më 29 nëntor. Pas ndeshjes nuk mungoi dhe një thumbim i Ancelotti- ndaj Pique.
Tekniku i Real Madridit iu përgjigj deklaratave të ish-mbrojtësit të Barcelonës, i cili tha se, “fitimi i fundit i Champions League ishte një mrekulli: ata ishin inferiorë në çdo raund dhe askush nuk do ta kujtojë atë”. Përgjigja e Ancelottit ishte: “Ai jeton në botën e tij, që nuk është ajo e Real Madridit. Ju siguroj se asnjë tifoz i Real Madridit nuk e harron numrin 14. As edhe një. Është një Champions League që do të mbahet mend përgjithmonë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




